Edhe këtë të dielë numri i emigrantëve të cilët po vijnë në Shqipëri për vitin e ri, ishte shumë i lartë.

 

Autoriteti portual Durrës bëri të ditur se vetëm këtë janë u regjistruan 27 mijë persona si dhe 6 mijë automjete që u fute në territorin e vendit tonë nga kjo pikë kalimi.

 

Por udhetarët kanë si destinacion jo vetëm qytetet e Shqipërisë por edhe Kosovën si dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Krahasuar me ditët normale, fluksi i lëvizjeve të emigranëtve që vijnë nga vende të ndryshme të europës është katerfishuar.

 

Çdo ditë në portin e  durrësit mbërrijnë 4 tragete  nga Bari, Ankona dhe Trieste.

 

Që nga fillimi i muajit dhjetor, në portin më të madh të vendit kanë hyrë 55 mijë persona dhe 17 mijë automjete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *