Në doganat shqiptare është shtuar fluksi i hyrjeve dhe daljeve. Sipas të dhënave te drejtorisë se kufirit ne Kapshticë, ne vendin tone kanë hyre 10500 shtetas shqiptare dhe te huaj gjatë 24 orëve të fundit. Të shumte kanë qenë dhe ata të cilët kanë preferuar ti kalojnë festat jashtë vendit. Për te përballuar fluksin ne rritje, autoritetet kufitare kanë shtuar numrin e sporteleve ne hyrje dhe dalje, gjë te cilën nuk e ka bere pala greke, e cila vazhdon te ketë tri sportele, një ne dalje dhe dy ne hyrje.

 

Policia kufitare i kërkoi autoriteteve greke shtimin e numrit te sporteleve. Por përgjigja ishte se gjate ditëve te festave numri i punonjësve është i kufizuar. Kjo ka bere që nga pala greke ne hyrje të Shqipërisë, radha e automjeteve te shkoje më shumë se një kilometër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *