Subscribe

Bumi turistik këtë sezon është reflektuar edhe në frekuentimin e zonave të mbrojtura në vendin tonë, siç janë parku i Butrintit, Syri Kaltër, parku i Dajtit etj. Syri i Kaltër mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara, ku shifrat e turistëve të huaj janë trefishuar në muajin korrik, krahasuar me një vit më parë.

 

Kemi fituar betejën me numrat, por jo betejën kryesore, atë të zhvillimit të turizmit në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme. Zonat e mbrojtura përfaqësojnë turizmin elitar. Dhe kjo është sfida që në shtrohet përpara. Nëse do të flasim me shifra nëse një vit më parë në korrik patëm 18.800 vizitorë, këtë korrik në Syrin e Kaltër kemi një trefishim të numrit në 54 mijë. Ndërkohë që presim muajin gusht, i cili është dhe muaji me fluksin më të madh, – shprehet Daniel Pirushi, drejtore e agjencisë së zonave të mbrojtura

 

Por çfarë ka ndryshuar ndër vite në qasjen e turistëve të huaj që vizitojnë parqet natyrore? Sipas të dhënave ka një rritje të ndjeshme të frekuentimit të alpeve, si Valbonë dhe Theth, ndërsa 2023 mund të konsiderohet edhe si viti i Vjosës, i cili ka marrë  një vëmendje të madhe si siti i fundit që u bë pjesë e zonave të mbrojtura.

 

Përveç turistëve që vijnë për  bregdetin do të thoja që kemi një rritje të frikshme në frekuentimit të Alpeve, në Valbonë dhe Theth, janë destinacione që falë dhe investimeve të kryera po tërheqin çdo ditë e më shumë të huaja dhe jo vetëm. Por 2023 mund të konsiderohet si viti i Vjosës, pasi ajo mund të shihet në shumë dimensione. Është një park natyror kombëtarë që u bë pjesë e zonave të mbrojtura së fundmi.  

 

21 % e territorit të Shqipërisë është zonë e mbrojtur. Qeveria parashikon që në vitin 2030, kjo sipërfaqe do të arrijë në 30% të territorit. Sfida më e madhe mbetet ruajtja e tyre nga ndërhyrjen e mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *