Subscribe

Numri i bizneseve te reja te regjistruara gjate periudhës janar korrik 2016 rezulton te jete 26 % me shume se e njëjta periudhe nje viti me pare. Te dhënat nga Qendra Kombëtare e Biznesit flasin per një shifër, e cila arrin ne 13 146, ku numrin me te madhe e mbajnë regjistrimet e personit fizik, apo bizneset e vogla. Fakt ky i cili lidhet edhe me përjashtimin nga taksat e kësaj kategorie. Paralelisht me ketë situate rritje ka patur edhe numri i çregjistrimeve. Për te njëjtën periudhe numërohen mbi 4 mije te tilla. Gati 40 % me shume se nje vit me pare. Por faza e dyte e aksionit kundër informalitetit prite te sjelle edhe një vale te re, te regjistrimeve, sikundër ndodhi gjate nisjes se aksionit. Viti 2015 shënoi nje bum regjistrimesh te reja te bizneseve, nje shifër rekord me 39 mije te tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *