E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 48 minuta më parë
Video · Sociale

Fluks aplikantësh për letërnjoftime, vetëm një sportel në Devoll

Zyra e gjendjes civile në bashkinë e Devollit ditët e fundit po përballet më një fluks të madh qytetarësh, të cilët presin në rradhë për të aplikuar për letërnjoftime dhe pasaporta bimetrike.

Kjo gjendje u krijua për shkak të mungesës së sporteleve të aplikimit.

Shërbimi po mundësohet nga sporteli i vetëm i cili e ka të pamundur të përballojë fluksin e qytetarëve të cilët shprehen se kanë ardhur për disa ditë me rradhë për të aplikuar.

Më të shqetesuar dukët se janë pensionistët të cilët e kanë të domosdoshme pajisjen me mjetet e identifikimit për të marrë pensionin apo shërbimin shëndetësor.

Reklamë

 

Më shumë video

Reklamë