E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Fluks analizash për fëmijët

Fëmijët e vegjel nuk pranohen ne çerdhe dhe kopshte pa kryer me pare disa analiza specifike. I vetmi laborator qe ofron kete shërbim per Bashkinë e Tiranës, Vorës dhe Kamzës është ai pranë Autoritetit Rajonal Shëndetësor. Per te ulur fluksin e madh te prindërve, kete periudhe regjistrimesh, autoritetet shëndetësore do te punojnë me orar te zgjatur. Drejtori i ASHR-se, Dritan Ulqinaku sqaron se prindërit mund t’i kryejnë analizat e fëmijëve  edhe ne orët e pasdites, pasi te kenë dale nga puna.

 

Analizat e detyrueshme për çdo fëmije qe pranohet ne kopsht dhe çerdhe synojnë parandalimin e infeksioneve te ndryshme tek këto grupmosha.

 

Sportelet e shtuara dhe oraret e zgjatura ne Autoritetin Shëndetësor Rajonal do te vijojnë deri ne mes te shtatorit kur nis edhe viti shkollor.

Më shumë video

Reklamë