Deputeti I PD, Tritan Shehu e ka cilësuar si një tragjedi komike ceremoninë e flotës së re të ambulancave.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu akuzoi kryeministrin Rama se po bën shoë me disa ambulanca të importuara.

 

Sipas deputetit demokrat, importi I disa ambulancave nuk mund të përbëjë një eveniment kryeminisrerial.

 

“Te tilla “ceremoni” tragjiko-komike si kjo e sotmja per autombulacat i shkojne per shtat veten vendeve te Afrikes Qendrore. A mundet Kryeministri i nje vendi europian te krenohet keshtu me pompozitet vetem sepse jane importuar disa autombulanca?! Thuhet qe kane ardhur 36 cope, ne fakt u pane nja 10 te tilla, kur me buje ishin premtuar 100. Askush nuk demostron dhe as shpjegon gjithashtu cfare niveli transporti mund te sigurojne keto, duke u bazuar ne pajisjet qe duhet te kene. Por pavaresisht nga keto, importi i disa autombulancave nuk mund te perbeje nje eveniment kryeministerial per shendetesine tone, qe eshte ne kastrofe te plote.  Nuk nxirret keshtu sistemi yne nga “Keneta Afrikane” ku e ka katandisur kjo Rilindje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *