Subscribe

Autoritetet amerikanë kanë identifikuar autorin e sulmit në Florida, ku 3 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, mes tyre edhe i riu shqiptar, Drini Gjoka.

 

Autori i sulmit i cili më pas vrau veten është David Katz, 24 vjeçar nga Baltimore.

 

Njëmbëdhjetë persona të tjerë janë plagosur në qendrën tregtare Xheksonuill Llanding. Mediat raportojnë se autori i masakrës 25 vjeçari Katz ishte nervozuar, pasi kishte humbur gjatë lojës.

 

Ai qëlloi me armë zjarri të paktën 15 herë duke përgjakur sallën e turneut të video-lojërave në Florida.

 

Mes personave të plagosur është dhe 19 vjeçari shqiptar Drini Gjoka, i cili ka treguar përmes rrjetit social twitter se ai ka qenë në turne dhe ka marrë një plagë të lehte ne dorë. Drini Gjoka ka qenë fituesi i video lojërave i vitit 2017 në Florida dhe aktualisht jeton në Washington.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *