Nje feste adoleshentesh ne Florida te SHBA përfundoi tragjikisht. Si pasoje e nje sulmi me arme dy persona kane gjetur vdekjen dhe 17 te tjere jane plagosur. Viktimat jane nje fëmije 12 vjeçar dhe nje i ri 27 vjeç. Kater prej te plagosurve ndodhen ne gjendje kritike ne spital. Dëshmitaret raportuan per me shume se 30 te shtëna ne nje klub nate. Numri i agresoreve nuk dihet, por mësohet se policia ka arrestuar tre vete per ketë ngjarje. Festa zhvillohej ne nje klub ne Fort Majers. Te shtënat kane ardhur nga zona e parkimit te lokalit. Po kështu goditje me arme ka pasur edhe ne nje tjeter zone, pranë nje shtëpie dhe ne nje automjet. Nuk dihet nëse ato kane lidhje me ngjarjen ne klubin e nates.
Hetimet vazhdojnë per te zbuluar shkaqet e ketij sulmi, qe vjen vetëm 6 jave pas masakrës ne nje klub nate homoseksualësh po ne Florida. Te tjera sulme me arme kane pasur ne shënjestër policinë ne disa shtete amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *