Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Floridës, ku një aligator ka tërhequr drejt ujit një fëmijë dy vjeç pranë restorit të dizneit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën ë njohur si “shtate detet” në këtë resort gjatë orëve të mbrëmjes kur kafsha rreth 2 metra e gjate ka zënë në befasi fëmijën në errësirë. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e të atit, i cili është futur në ujë, por nuk ka mundur te marre fëmijën. Të paktën 50 policë dhe ekspertë të botës së egër janë vënë në kërkim të të miturit në ujërat përreth po nuk ka gjurmë të tij. Zëdhënësi i këtij resorti tha se kompania është e tronditur nga kjo ngjarje. Aligatorët janë pjesë e rëndësishme dhe nën mbrojte në liqene dhe lumenjtë e Floridës. Që nga viti 1948, 22 persona janë vrarë nga sulmet e kafshëve të egra.