Floriana Garo-shqiptarëve: Basha do tё punojё për ju ditё e natё

Zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo shprehet se gjëja më e rëndësishme është largimi i Ramës dhe jo emrat në listën e kandidatëve për deputetë të PS.
Në një deklaratë për mediat, Garo thekson se Shqipëria do të pësojë ndryshim me Lulzim Bashën në krye të qeverisë.
Sipas saj, lista e PD ёshtё lista e shpresёs dhe e njerёzve qё punojnё pёr qytetarët.
“Pas 8 vitesh dёshtim, pas 8 vitesh ngecje tё Shqipёrisё me Ramёn. Tё gjithё Shqiptarёt e dinё tashmё. Nuk ka rёndёsi kush ёshtё nё listёn e Edi Ramёs dhe kush ёshtё nёn tё. Ajo qё ka rёndёsi ёshtё se Rama ёshtё problemi i Shqipёrisё dhe pa largimin e tij – nuk mund tё ketё ndryshim. Atё qё nuk e bёri pёr 8 vite nuk do ta bёj as nёse merr dhe 4 vite tё tjera. Kur vende tё ngjashme me ne, patёn sukses. Shqipёria dёshtoi sepse kishte ngecur me Edi Ramёn. Ёshtё koha pёr njё ndryshim. Vendi ynё ka nevojё pёr ndryshim. Tё gjithё ju e dini kёtё gjё. Shqipёria mund tё bёhet shumё mё mirё. Lulzim Basha mund ta bёj kёtё ndryshim. Lulzim Basha do tё punojё ditё e natё pёr ju. Tё ndryshojё Shqipёrinё . Tё ndryshojё jetёt tuaja. Lista e PD ёshtё lista e ndryshimit. E shpresёs. E njerёzve qё erdhёn tё punojnё pёr ju. Rama mund dhe do tё na godasё ditё e natё, ai ёshtё nё panik. Kushdo e sheh kёtё. Kur nuk ke çfarё ti ofrosh publikut shqiptar, kjo ёshtё ajo qё mund tё bёsh. Ne do tё sjellim ndryshimin pёr Shqipёrinё: shpresё tё re pёr tё gjithё dhe plane pune serioze pёr çdo fushё ku Rama ka dёshtuar pёr 8 vite me rradhё. – ekonomi, shёndetёsi, emigracioni, infrastruktura. Sё bashku ne do tё sjellim ndryshimin dhe Shqipёria do tё fitojё!”




