Boksieri shqiptar Florian Marku do të ndeshet më 25 gusht në  stadiumin“Air Albania” në duelin e shumë pritur përballë rivalit meksikan, Miguel Parra Ramirez.

 

Në konferencën për shtyp 29 vjecari lushnjar u shpreh do të japë shpirtin në këtë përballje te vlefshme per titullin WBC Silver.

 

Boksieri meksikan shfaqi qetesi dhe u shpreh i sigurtw nw suksesin e tij kunder boksierit kuqezi.

 

Miguel Parra Ramirez -Boksier

 

Ndihem I priviligjuar qe jam në Shqipëri .Kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme përballë Markut.Sic e dini të gjithë ne meksikanët jemi shumë të fortë dhe kjo do të shihet më 25 gusht .

 

Të mërkurën në orën 13:00 në sheshin Skënderbej do të bëhet peshimi përfundimtar i boksierëve.

 

Florian Marku mban aktualisht titullin IBF International pas suksesit të fundit në muajit prill kundër britanikut Kris Xhenkins.

 

Ndersa rivali i tij, Miguel Parro Ramirez regjistron 21 fitore dhe 2 humbje në boksin profesionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *