“Mezi e kam pritur të më vijë një propozim i tillë. E konsideroj arritje në karriërën time profesionale”: kështu e ka nisur rrëfimin e tij Florian Agalliu në Oktapod përballë Turjan Hyskës, në lidhje me edicionin e dytë të “Tu si que vales”. “Nuk e kam menduar fare propozimin, thashë mënjëherë po. Çiljetën nuk e njihja personalisht, por ajo shquhet për natyralitetin dhe batutat. Kishte kimi që në momentin e parë. Në eksperiencat e tjera që kam pasur në bashkëprezantim me vajza të tjera, ka patur ngërçe. Kjo nuk më ndodhi me Çiljetën .
Flori ka zbuluar se “Tu si que vales 2” do të sjellë një super show në natën e 31 dhjetorit në ekranin e Vizion Plus. Flori duke folur për konkurentët dhe kulminacionin e spektalit ka thënë se: “Sezoni ka për të qënë shumë i mirë dhe do të kulmojë në natën e ndërrimit të viteve, me një super spektakël. Këtë ndoshta e thash pa dashje, por e thashë” . Ky ka qënë një zbulim, të cilin Flori e ka bërë në mbrëmjen e djeshme të Oktapod.