Pas një shkëputjeje nga festivalet dhe eventet e ndryshme muzikore të gjithë prisnim që Flori Mumajesi të kthehej furishëm në muzikë.

 

Por ai u largua nga skena pa lënë gjurmë. Dhe jo vetëm, u bën disa muaj që Flori nuk shfaqet më as në rrjete sociale.

Sigurisht që një situatë e tillë ka shqetësuar edhe fansat, të cilët pak javë më parë u përballën me një lajm që habiti të gjithë: Flori gjendej në telashe të mëdha financiare.

 

Sipas disa mediave, disa prej bizneseve të tij nuk po shkonin mirë dhe ishin bllokuar nga shërbimet e përmbarimit. Kjo mendohet se mund të jetë dhe arsyeja pse kantautori është shkëputur nga muzika.

Lajmi shkaktoi shumë zhurmë dhe sigurisht që fansat donin të dini të vërtetën, por Flori edhe kësaj here zgjodhi të heshtte, mirëpo kolegu dhe miku i tij Klajdi Haruni ka publikuar në Instastory një foto së bashku me te bashkangjitur me përshkrimin “Mëngjese vere”.

 

Kjo foto i ka gëzuar fansat e Florit që prej kohësh prisnin një foto nga ai. Nuk dihet nëse gjatë kësaj periudhe mungese po merret me një projekt të ri, por e sigurt që ne duam ta shohim në skenë sa më shpejt./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *