E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Flori komplimenton Ditean për punët e fermës: T’u dha mundësia dhe shkëlqeve

Pasi Floriani vendosi që Valeri të qëndrojë larg punëve të fermës, fermerë të tjerë janë aktivizuar.

Niko, Ditea dhe Gledisi ishin ata që u angazhuan me punët e fermës, ku pastruan stallat, molën lopën dhe dhinë.

Pasi Floriani pa rezultatet e punës së tyre, ai komplimentoi Ditean, e cila sipas tij shkëlqeu në punët e fermës.

“Ti e tregove veten sot. T’u dha mundësia dhe shkëlqeve, Mundësia iu dha dikujt tjetër që nuk e realizoi nga dembelizmi. Ti e shfrytëzove këtë mundësi dhe pse nuk ishte turni yt dhe tregove se je gati gjithmonë”, tha Flori. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë