E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Flori ironizon kryefermerin, Buçko e “kap mat”

Me debate dhe ironi ka nisur kjo e martë në “Ferma VIP”.

Fillimisht kanë qenë Buçko dhe Valeri që janë përplasur në stallë, ndërsa shkak ka qenë vendimi i këtij të fundit për të mos lejuar fermerët e tjerë që të bëjnë punë.

Pas debateve, Buçko i ka shpjeguar Florit situatën, i cili nuk i ka kursyer ironitë.

“Çfarë ishe, kryefermer, çfarë bërë, të gjitha punët. Njëlloj është ai si kur ishte fermer si tani që është kryefermer”, tha Flori.

Reklamë

Ndërsa ndodhen në kuzhinë për të bërë gati mëngjesin, mes Buçkos dhe Valerit ka pasur një tjetër përplasje, këtë herë për ndarjen e shisheve të qelqit nga ato të plastikës.

“Sa shpejt e harrove riciklimin. Për qelqin kanë ardhur koshat më vete e për plastikën më vete. Meri shishet që hodhe atje se kanë ardhur koshat për xhamat”, tha Buçko.

“Ky do marrë pjesë vetëm tek fëmijët e Afrikës”, vijoi ironinë Flori.

“Gatuaj aty”, iu përgjigj Valeri akuzave të Buçkos./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë