Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi e sheh 25 prillin si një datë kur do të bëhet ndryshimi.

 

Në “Facebook” ajo tha se gjatë këtyre viteve të fundit janë larguar shumë të rinj nga Shqipëria sepse vendi ynë nuk ofron asgjë për ta.

 

Sipas Kryemadhit, pas 25 prillit, duhet të ndërtohet një vend siç e do brezi i ri.

 

“Shqipëria prej vitesh është kthyer në një furnitor të botës me burime njerëzore, e sidomos të rinj. Ndërkohë që standardi i jetesës në vendet e zhvilluara si SHBA, Kanada, Britani e Madhe apo në vendet e Bashkimit Evropian, ka tërhequr interesin e të rinjve shqiptar për një jetë më të mirë, meritokraci në punë dhe siguri për të ardhmen, shteti shqiptar ka ngelur në vend-numëro, pa asnjë progres real që ti afrohet kërkesave që ka popullata e sidomos rinia e 2021-shit për të projektuar të ardhmen këtu. Dëgjohet e njëjta politikë konflikti pa zgjidhje. Ndihet përkeqësimi i modelit qeverisës. 25 Prilli është referendum vendimtar! Ai përcakton nëse rinia merr në kontroll të ardhmen apo masivisht rrugët. Angazhimi pas kësaj date duhet të shkojë për ndryshim cilësor që nuk nxit largimin por ndërtimin e vendit sipas kërkesave të brezit të ri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *