Gjumi është një proces i rëndësishëm për shëndetin e trupi tonë, ndaj shpesh duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me orarin dhe kohën që i kushtojmë.

 

Shpesh ne mendojmë se mund të mbijetojmë edhe me më pak se shtatë deri në nëntë orë gjumë.

 

Megjithatë, Mattheë Ëalker, një shkencëtar që është edhe ekspert i profilizuar në fushën e gjumit, më parë thoshte për ‘Business Insider’, “Sa më i shkurtër gjumi, aq më e shkurtër jeta”.

 

Cilësia e dobët e gjumit është e lidhur ngushtë me problemet kronike të lëkurës, sipas hulumtimit nga Universiteti i Ëisconsin. Gjithashtu studime të tjera të ndryshme tregojnë se mungesa e gjumit mund të çojë në sëmundjen e njohur mendore si Alzheimeri.

 

Ekzistojnë dëshmi të tjera se privimi ndaj gjumit ka një efekt negativ në zemër. Kur studiuesit mbanin njerëzit zgjuar për 88 orë, tensioni i gjakut u rrit. Kështu, herën tjetër nëse mendoni se mund të mbijetoni me më pak se 7 orë gjumë, mos e bëni të njëjtin gabim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *