E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Flick pas ndeshjes me Milanin: Janë skuadër e bukur për tu parë

Trajneri gjerman i Barcelonës ka ngelur mjaft i suprprizuar nga Milani gjatë miqësores në SHBA.

Pas ndeshjes, Flick ka folur me elozhe për kuqezinjtë, duke lavdëruar organikën e skuadrës së Fonescas.

“Unë gjithmonë flas më tepër për skuadrën time, por më duhet ta them se Milani ka futbollistë të shpejtë. Të cilët të vendosin në vështirësi kur sulmojnë. Një skuadër e bukur për t’u parë. Ata ditën t’i shfrytëzonin hapësirat që u dhuruam në fillim, por ne arritëm të riktheheshim në lojë. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste. Fraksion gjatë së cilit Milani u përballë me disa probleme, ndërsa ne shtuam presingun dhe gjërat na shkuan mbarë”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë