Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpalosi sot tetë propozime për qeverinë, në kuadër të masave për ekonominë e vendit gjatë periudhës së pandemisë.

 

Lidhur me këto kërkesa ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka zgjedhur të bëjë ironi me kryedemokratin.

 

“Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! Fli o xhan fli se të erdhi dita po pas duarve laj edhe sytë që ta kuptosh se je zgjuar e mos i tregosh miletit si duket virusi nga hëna”, shkruan Rama në “Twitter”.

 

Basha publikoi këtë të martë tetë masat që duhet të merren menjëherë nga qeveria. Duke filluar nga pezullimi i pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore, tek pagesa nga buxheti i shtetit për pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët në zonat ku virusi Covid-19 është shfaqur, furnizimin me ushqime dhe detergjent të të gjithë familjeve që janë në pamundësi ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *