E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Fleta e votimit/ Tabaku: Rama ka turp nga emrat e kandidatëve, ka frikë nga zgjedhjet

Reagimet nga radhët e demokratëve janë të shumta pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për të pranuar propozimin e PS për fletën e votimit.

 

Reklamë

Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku tha në “Facebook” se ky vendim është i imponuar nga socialistët.

 

Sipas saj, kryeministri Edi Rama është i turpëruar nga emrat e kandidatëve që ka vendosur në lista dhe prandaj kërkon t’i fshehë..

 

“Nën diktatin e Edi Ramës KAS nuk pranon që në fletën e votimit qytetarët të shohin emrat e kandidatëve që do të votojnë. Ky është epilogu i gënjeshtrës së tij për listat e hapura. Është prova e fundit se ai ka frikë nga zgjedhjet dhe se ai nuk ka më ekip. Vendimi i sotëm dëshmon se Edi Rama ka turp nga emrat e kandidatëve që ka përzgjedhur vetë. Kjo është arsyeja që ua fshin emrat dhe ua fsheh pas numrave. Sepse për Edi Ramën çdokush është thjesht numër, pa identitet e pa personalitet. Ai nuk do që qytetarët të njihen me emrat që ai vetë ka zgjedhur për kandidatë. Sepse edhe nëse do të zgjidhen, ai do t’i përdorë sërish thjesht si numra. Shqiptarët i njohin se kë ka futur ai në lista, ndaj ai po bën çdo përpjekje për të fshehur listën e PS. Prandaj në 25 Prill votoni Partinë Demokratike, Nr 9, votoni ekipin, programin, votoni për familjen, biznesin! Votoni për përfaqësuesit tuaj, votoni për njerëz me integritet që do punojnë për Shqipërinë!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë