E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Fleta e votimit, “peng” i partive politike/ Debate në mbledhjen e Komisionit Rregullator

Mbledhja e Komisionit Rregullator përfundoi pa asnjë vendimmarrje mbi përmbajtjen e fletës së votimit, nëse kandidatët për deputetë do të identifikohen me numra siç kërkojnë socialistët apo me emra, siç këmbëngulin demokratët.

Shkak i dështimit u bë debati mes përfaqësueve të partive politike nëse është ose jo kompetencë e rregullatorit të përcaktojë variantin përfundimtar të fletës së votimit.

Gjithashtu disa nga anëtarët e komisionit nuk gjetën dakordësinë nëse propozimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duhet të përmbajë vetëm një apo tre modele të fletës së votimit.

Në përfundim, Celibashi vendosi të tërhiqej nga propozimi i tij për t’i risjellë brenda 24 orëve rregullatorit një propozim të fundit dhe më të detajuar mbi përmbajtjen e fletës së votimit.

Reklamë

Mes përfaqësuesve politikë nuk munguan akuzat se shkak për mospërcaktimin e fletës së votimit janë dy partitë kryesore, ajo socialiste dhe demokratike që nuk bien dakord për identifikimin e kandidaturave me emër apo me numër.

25 ditë para zgjedhjeve dhe kur afatet ngushtohen për votuesit që të njihen me fletën e votimit, vendimmarrja më e rëndësishme të KQZ, mbetet peng i qëndrimeve të kundërta mes PS dhe PD.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë