E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Fleta e votimit në dorë të Kolegjit/ Socialistët kundër vendimit të Celibashit

Socialistët pretendojnë se vendimmarrja e Ilirjan Celibashi ishte e njëanshme pasi ai solli si propozim për fletën e votimit vetëm një variant, renditjen e kandidaturave vetëm emër dhe jo me numër. Edhe pse përmbajtja e fletës së votimit përmbushi kërkesën e demokratëve dhe aleatëve të saj, këta të fundit do të shqyrtojnë në KAS, mundësinë që fleta e votimit mos të jetë në variantin horizontal por atë vertikal, me argumentin se është më e lehtë për zgjedhësin të gjeje emrin e deputetit të preferuar.

Cilado të jetë vendimmarrja e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, gjatë të shtunës ku pritet të zhvillohen mbledhjet, çështja e fletës së votimit do të përfundojë në kolegjin zgjedhor, pasi njëra nga palët do të mbetet e pakënaqur.

Zyrtarizimi i saj do të marrë përsëri kohë, duke bërë që fleta e votimit, me emra apo me numra, t’u prezantohet zgjedhësve, të njihen me përmbajtjen e saj, mënyrën e votimit dhe kur vullneti i tyre politik është i vlefshëm ose jo, në një datë të afërt me zgjedhjet e 25 Prillit.

Vetëm javën e ardhshme qytetarët do të mësojnë zyrtarisht se me cilën fletë votimi do të shprehin pëlqimin e tyre politik, si për koalicionin apo partinë dhe për një nga kandidatët për deputetë.

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë