Subscribe

Pas tre ditësh, debatin,  për identifikimin e kandidatëve për deputetë me emër apo numër, e fitoi, propozimi i Partisë Demokratike. Votuesit do ta gjejnë kandidatin e tyre të preferuar përmes emrit dhe jo numrit siç kërkoi Partia Socialiste.

 

I të njëjtit propozim ishte edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili u prezantoi përfaqësuesve të partive politike, vetëm variantin e identifikimit të kandidatëve për deputetë me emra. Kërkesën e socialistëve, që Ilirjan Celibashi të shprehet me një vendim, përse mes numrit dhe emrit solli si propozim të vetëm, fletën e votimit ku kandidatët për deputetët janë  me emra, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve e rrëzoi.

 

Identifikimi i kandidaturave për zgjedhjet e 25 Prillit, do të prodhojë edhe një fletë më të madhe votimi në përmasa. Ajo do të jetë 60 cm e gjatë dhe 29.7 cm e gjerë. Koalicioni apo partia politike përfaqësohet me logon dhe emrat e kandidatëve për deputetë brenda një drejtkëndëshi. Në fund të 12 subjekteve garuese, në fund janë vendosur emrat e kandidatëve të pavarur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *