E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Flet vëllai i shqiptarit që u vetëvra në furgonin e policisë greke: E kanë vrarë! Dilte për 2-3 muaj

Personi që shihni në foto është 38-vjeçari Adem Rusi, i burgosuri shqiptar që u gjet i pajetë pak ditë më parë në Greqi.

 

Reklamë

Sipas autoriteteve greke, ai u vetëvar në makinën e policisë teksa po transportohej nga spitali i Amfisës, ku ishte paraqitur për ndihmë mjekësore,drejt burgut të Malandrinos.

 

Por familjarët e 38-vjeçarit, pretendojnë se ai është vrarë. Sipas tyre, alibia e dhënë nga policia greke nuk qëndron pasi një i burgosur transportohet kurdoherë nën forca të rrepta sigurie.

 

SHKËLQIM RUSI

VELLAI I VIKTIMES

 

Ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjellën e furgonit, kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të burgosurit me rrip apo lidhëse për më tepër je me pranga dhe i shoqëruar. Kjo është një përrallë, që thonë autoritetet greke.

 

I vëllai i Adem Rusit, kërkon nga autoritetet shqiptare që të nisin hetimet lidhur me ngjarjen me qëllim zbardhjen e saj.

 

Kemi shkuar në prokurorinë tonë dhe më kabl thënë që nuk kemi akses për hetime. Askush se merr përsipër, nuk duan belara, nuk di ç’të them. Ne duam të bëhet autopsia dhe të dalë e vërteta. Vllai nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin mendor. Të varesh në furgon të policisë i shoqëruar nga gardianët nuk e beson asnjë fëmijë. Kërkojmë të zbardhet e vërteta.

 

38-vjeçari Adem Rusi ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje të kryer me mjete rrethanore në një lokal në Kozan të Greqisë.

 

Atij, sipas familjarëve, i kishin mbetur edhe 3 muaj nga kryerja e plotë e dënimit.

Më shumë video

Reklamë