Subscribe

Disa ditë pasi David Qosaj hapi zjarr ndaj policisë, duke i marrë jetën efektivit të FNSH-së, vëllai i tij Prele Qosaj, ka folur për here te pare per ngjarjen e rende. Përmes një interviste me Skype në emisionin “Dritare” të rudina Xhungës në Vizion Plus, ai thotë se i trembet gjakmarrjes. Prele Qosja ka rrëfyer se si i vëllai arriti deri ne kete gjendje, duke thënë se problemet e para 27-vjeçarit i kishte afro pese vjet me pare.

“Simptomat e para filluan para 5 vjetësh me vdekjen e babait. Kjo gjendje u rëndua shumë para 3 vjetësh kur vdiq vëllai me një mjet bujqësor para shtëpisë. Që pas vdekjes së tij, Davidi mbaroi si njeri. Ai vdiq si person, nuk jepte siguri për asnjë lloj gjëje. Ka parë gjithë ato vdekje me sy. Ne mendonim se mund t’i vinte flakën vetes ose mund të digjte shtëpinë, siç tentoi. Nuk mbante veten, nuk lahej, nuk pastrohej, kishte lënë mjekër, e kishte humbur sensin e realitetit. Ndodhte shpesh që shihte haluçinacione, gjëra që nuk ishin, gjëra të paqena që mendja jonë nuk i koncepton. Kishte frikë nga mali. Madje edhe dëshmia e tij në polici ishte që po më qëllonte dikush nga mali”.

Ndërkohë kolegu i efektivit te rene në krye të detyre Ardian Kodra ka rrëfyer i përlotur per emisionin “Dritare” kujtimet gjate punës. 30-vjeçari David Qosaj, i cili kreu krimin e rende jetonte i vetëm ne shtëpi prej disa kohesh pasi pjesëtaret e tjerë te familjes ishin larguar jashtë vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *