I afërmi i 10-vjeçarit që u mbyt ditën e djeshme në lumin Fan të Mirditës ka treguar për mediat se fëmija po luante me shokët dhe vëllanë e tij pak para se të futej në lumë.

 

Ai u fut në lumë për të marrë topin që i kishte rënë, por e mori rrjedha. Në ndihmë ka tentuar t’i vijë edhe vëllai i tij 13 vjeç, por faktkeqësisht pa rezultat.

 

Sot, polumbarët e Forcave RENEA kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të të miturit, por nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

 

Sakaq, të afërmit bëjnë apel për shtim të forcave kërkuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *