Subscribe

Tragjedia e ndodhur pak pas mesnatës së të dielës duket se ka qenë pasojë e një konflikti të çastit.

 

Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë tregon për mediat se me autorët njiheshin dhe i kishin kolegë, ndaj sherri për ndarjen e shezlongëve në vijën bregdetare i dukej i papritur.

 

“Punë ndarje shezlongësh. Shteti është duke i ndarë. Vjet i kam pasur unë. Sivjet ia kanë dhënë këtij zotërisë, dhe këtë vit i kam thënë do të presim sepse i kam në proces edhe unë. Ai ka marrë të vjetshmet. Kanë ardhur mbrëmë në derë të shtëpisë, të armatosur. Si tash e 30 vjet janë vra dhe për parking, armët kanë këto fenomene. Fatkeqësia jeme, ato i kam pasur shokë e kolegë, se në çfarë rrethanash ma kanë bërë këtë punë e me më ardhe tek dera. M’u duhet të më kishin thirrur, më shumë më njohin mua se çunat e mi. Djalin e kam pasur me nënshtetësi angleze, është djersa e tij. Nuk kam ditë mor gjë, se nuk na kanë njoftu! I kam shokë, unë jam habitur. Të hënën do të sillja disa kosovarë dhe ndodhi kjo që ndodhi.”

 

Gocaj tregon se e gjithë ngjarja ka ndodhur në derën e shtëpisë dhe vetëm kur ka dëgjuar krismat ai ka dalë dhe ka para djemtë e vrarë.

 

“Kjo qe ka ndodhur mos t’i ndodhë me kujt, mua me është fikur dera e shtëpisë. Uroj qe mos t’i ndodhë askujt. Me kane vrare tek dera e shtepise, me kane vrare dy djemte. Çfarë me duhet jeta me. Ata kane ardhur dhe na vrane ne shtepi. Uroj mos t’i ndodhë me kujt se peshen e rende te kesaj ngjarje e kam une mbi supe. Asgje nuk dime. Me kane vrare djemte. Ne i kemi vendosur shezllonet perpara se te behej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe ishim ne pritje kur te vendosej kjo ndarje per te shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kane ata. Ata erdhen dhe qelluan djalin e madh te parin qe ishte me dokumente angleze i cili ka ardhur per te investuar dhe punuar. Pastaj qelluan edhe djalin tjeter, djali i dyte i ka qelluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qene ketu por nuk kane ardhur per te folur perderisa kane ardhur me arme tek dera e shtepise. Uroj mos t’i ndodhë me askujt”, deklaroi ai.

 

Sipas rregullit, çdo vit operatorët turistikë aplikojnë pranë ministrisë së Turizmit për t’u pajisur me leje lidhur me hapësirën që ata shfrytëzojnë në vijën bregdetare. Kjo leje ende nuk ishte miratuar nga autoritet edhe për shumë operatorë të tjerë. Kjo situatë ka krijuar paqartësi në terren, duke bërë që shumë biznese t’i zgjidhin vetë hapësirat, ndonjëherë edhe me gjuhën e  forcës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *