Flet aktori meksikan Gabriel Sotto, pas akuzave për tradhëti!

Prej muajsh mediat meksikane I kanë “dhuruar” një fëmijë aktorit meksikan Gabriel Sotto. Ata akuzojnë aktorin se ka tradhëtuar bashkëshorten e tij, aktoren Geraldine Bazán, me aktoren Marjorie de Sousa.
Më në fund, aktori Gabriel Soto ka vendosur të thyej heshtjen e të flasë në lidhje me këtë temë. Gabriel sqaron se nuk ka pasur asnjëhere lidhje me aktoren dhe se djali i saj ka sy bojëqielli dhe nuk është i tij.
“Ju lutem, po ju përgjërohem për bashkëshorten time dhe dy fëmijët e mi që mos të na përfshini në këto probleme. Nuk ka asnjë mes nesh dhe nuk ka pasur kurrë. Nuk kam lidhje mes ndarjes së Marjorie dhe bashëkshortit të saj Julian” sqaron Gabriel Sotto.
Aktori është martuar me Geraldine Bazán, dhe është bekuar nga dy vajza Elisa Marie dhe Alexa Miranda.






