E premte, 25 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Flet 17-vjeçari që humbi prindërit dhe motrën në aksidentin në Greqi

Djali i familjes Zhuleku, i cili i mbijetoi aksidentit tragjik pak ditë më parë në Greqi, por humbi prindërit dhe motrën, ka treguar përjetimet e tmerrshme.

 

Ai rrëfeu për mediat fqinje çfarë mbante mend nga ngjarja tragjike.

 

Reklamë

Familja po udhëtonte me mjetin tip “BMW”, kur u përplas me një trailer që tranportonte naftë. Nga aksidenti, ndërruan jetë jetë çifti dhe e bija.

 

“Pak jashtë Meteorës, një kamion u përplas me ne dhe motra dhe mamaja filluan të bërtisnin. Pastaj nuk mbaj mend gjë, më kishte rënë të fikët. Xhaxhai im që ishte në veturën e përparme më nxori nga makina…Nuk më kujtohet se çfarë kishte në parakolpin e përparmë kështu që ne u rrotulluam dhe më pas goditëm kamionin përpara. Mendova se prindërit dhe motra ishin në koma sepse nga krevati i spitalit nuk ngrihesha dot. Në spital mësova se ata vdiqën”, tha 17-vjeçari

Vazhdo të lexosh

Reklamë