Subscribe

Përfaqësuesi i Brukselit Knut Fleckenstein i kërkon politikes shqiptare qe te enjten e 21 korrikut te votojnë reformën ne drejtësi. Sipas tij,  çdo deputet dhe parti mban përgjegjësi per votën e saj ne parlament.

“Ne vërtet presim qe kuvendi i Shqipërisë te votoje ketë reforme drejtësie ditën e enjte. Ne, te gjitha partitë e parlamentit evropian, shpresojmë se do te kete nje vote pro reformës. Ka ardhur koha per ta vërtetuar ketë. Dhe une dëshiroj te shoh kush është pro reformës dhe kush është kundër saj.”

Eurodeputeti Fleckeinstein ka komentuar edhe qëndrimin e Partisë Demokratike per çështjen e Vetingut.

“Partia Demokratike ka nje problem me ate se si do te jete i përfshire ne procesin e Vetingut operacioni ndërkombëtar i monitorimit. Per ta pjesëmarrja e ndërkombëtareve nuk është ne pikëpyetje, është çështja se si. Natyrisht qe kjo duhet te jete ne përputhje me komisionin e Venecias. Propozimi qe keni ne tryeze është i pranueshme per pjesën me te madhe te partive politike. E po ashtu ka mbështetjen nga Brukseli, SHBA, Departamenti Amerikan i Shtetit, nga zonja Merkel dhe krerë te shume shteteve. Po ndoshta e kane te gjithë këta gabim?”

Përfaqësuesi i Parlamentit Europian nuk ka pranuar te komentoje deklaratën e kryetarit Meta per zgjedhje te parakohshme dhe krijimin e qeverise teknike. Sipas eurodeputetit per te ardhmen dhe stabilitetin e Shqipërisë është i nevojshëm miratimi i reformës ne drejtësi. Mesazhi i Brukselit dhe shteteve te tjera sipas Fleckeinstein është vota pro reformës ditën e enjte. Me herët, gjate vizitës ne Tirane, përfaqësuesi i Brukselit eshte takuar me kryeministrin Rama, kryetarin e kuvendit Meta dhe kreun e opozitës Basha, ne përpjekjen e fundit per te bindur klasën politike te votoje ne 21 korrik reformën ne drejtësi.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *