Në një kohë që PD dhe PS janë përplasur ashpër këtë të hënë në Parlamentin Europian, zyrtare të lartë të Brukselit apelojnë për dialog në të mirë të integrimit të vendit.

Knut Fleckenstein foli edhe për akuzat e bëra nga opozita ndaj Taulant Ballës I cili sipas PD duhet përjashtuar nga delegacioni shqiptar në PE për shkak të lidhjes me një person si Edmond Bego I akuzuar për trafik droge.

Fleckenstein tha se Brukseli ka nevojë për prova konkrete për të besuar akuzat ndaj Ballës.

“ Unë nuk jam as prokuror as polic dhe as gjyqtar që të merrem me këtë cështje. Nuk na lejohet tju besojme nëse nuk I ndiqni procedurat e duhura në këtë rast”.

Fleckenstein tha se është bërë shumë progress me reformat por ato duhet të vijojë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që rruga e integrimit të jetë e hapur.

Ndërkohe një tjeter zyrtare e lartë e Brukselit,  Macovei e vuri theksin tek bashkëpunimi mes palëve politike në të mirë të përfitimeve të qytetareve shqiptarë. Ajo shtoi se debate mes paleve duhet të bëhet në parlament.

Macovei I bëri thirrje Shqipërisë që të plotësojë 5 prioritetet kyce për anetaresim në Bashkimin Europian.

Macovei u ndal edhe tek vetting, një process q ësipas saj po ecën mirë pasi KPK ka marrë 67 vendime për njerëzit e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *