Subscribe

Raporteri per Shqipërinë ne Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka komentuar zhvillimet e fundit ne vend, ku marrëveshja per miratimin e reformës ne drejtësi mes palëve dukej e afërt, por nuk u arrit. Ne nje interviste per Deutche Welle, eurodeputeti gjerman thekson se është opozita ajo qe ka kërkuar diçka te re, qe roli i ndërkombëtareve ne procesin e Vetingut te aplikohej edhe ne procese përzgjedhjesh te anëtareve ne institucione si Këshilli i Lartë i Gjyqësorit e Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Kjo ishte sqaruar fillimisht, që duhej të funksiononte në bazë të një sistemi tjetër, por PD-ja ka pasur përshtypjen se e kishte bërë të qartë se kjo që u negociua, vlen për të gjitha institucionet. Më duket se është e vështirë të kuptohet për njerëz normalë. Le të presim se çdo të arrijë të bëjë sot parlamenti, është e vështirë të gjesh një fajtor, por bie në sy se opozita, gjithmonë kur është menduar se gjithçka u vu në vijë, sjell diçka të re në tavolinë”.

Duke komentuar qëndrimin e LSI, qe mbështet demokratet, Flekenshtajn sqaroi se ne bisedimet e fundit te palëve nuk ka pasur përfaqësues nga BE.

“Edhe unë e kam dëgjuar këtë, duket se ata janë të mendimit, që në fund kishin rënë në ujdi që procedurat do të jenë të njëjta për të gjitha proceset e emërimit, por nuk ka qenë asnjë nga BE aty, kur ata në fund i biseduan këto gjëra, prandaj nuk mund të jap informacion se cila është e vërteta. Procesi ka qenë kaq i vështirë dhe i mundimshëm. Ekspertë europianë, amerikanë, Komisioni i Venecias, të gjithë kanë punuar për këtë, besoj se edhe nëse nuk ka dakordësi për ndonjë detaj, ujdia e përgjithshme duhet të jetë kaq e madhe, saqë kush e do këtë reformë vërtet, thotë Po”.

Persa i përket rolit te Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit, Flekenshtajn thotë se nuk rrezikohet sovraniteti i vendit.

“Jo aspak, këtë e tregon edhe kompromisi që u arrit. Kjo është asistencë në një vend, ku drejtësia përcaktohet nga politika, pra të kesh nga jashtë njerëz neutralë që ndikojnë në këtë proces, me qëllim që të bëhet i mundur vërtet një fillim i ri. Nuk flasim për një demokraci të gjatë, të forcuar, por për një vend që përpiqet shumë, së paku disa, të riformësohet në një demokraci të fortë, ku drejtësia nuk është top në duart e politikës. Besoj se ne nga jashtë mund të ofronim një asistencë të mirë, çështja nëse sovraniteti kufizohet merr përgjigjen jo. Kjo sepse vetëm nëse parlamenti shqiptar thotë Po, kjo asistencë do të pranohet. Nëse parlamenti thotë jo, atëherë kjo mbaron.”

Per raporterin gjerman nga votimi i reformës do te varet edhe procesi integrues i vendit.

“Nëse do të flisnim për Parlamentin Europian është e vetëkuptueshme, që Komisioni do t’i propozojë Këshillit që t’i fillojë sa më shpejt bisedimet e anëtarësimit. Nëse nuk arrihet shumica për këtë reformë sot, sepse ka kritika për këtë apo atë pikë, atëherë kjo nuk do të jetë më e mundur kaq shpejt”.

Persa i përket mundësisë per zgjedhje te reja, Flekeshtajnt thotë se kjo varet nga dy partneret qeveritare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *