Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein i ka bërë apel Kosovës që të heq taksën 100% ndaj Serbisë.

 

Në një itnervistë të dhënë për Deutche Welle, Fleckenstein deklaroi se vendosja e doganave do të thotë të ecësh një hap mbrapa, ndërsa bëri thirrje për dialog mes dy vendeve.

 

“Bashkëpunimi rajonal në ekonomi është vendimtar. Dogana të reja do të thotë të ecësh gjithmonë një hap mbrapa, në vend që të ecet drejt njëri-tjetrit. Ne i trembemi një ashpërsimi të mëtejshëm të fronteve me doganat e reja, prandaj bëj thirrje, ashtu si e Ngarkuara e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini për vetëpëmbajtje dhe heqjen e doganave nga ana e Kosovës, të cilat shkelin edhe thelbin e marrëveshjes ekonomike, CEFTA. Palët duhet që në dialog të dërgojnë sinjale të paqes dhe bashkëpunimit.”

 

Fleckenstein i bëri gjithashtu apel edhe Serbisë që të mos I pengojë përpjekjet e Kosovës për t’u njohur ndërkombëtarisht si një shtet sovran.

 

“Bashkësia ndërkombëtare kërkon një Kosovë të stabilizuar, me aftësi duruese, kjo do të kishte efekt pozitiv edhe në procesin e njohjeve të Kosovës si shtet. Por ne presim edhe nga Serbia, që të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht, edhe nëse nuk i mbështet ato. Një fqinjësi e mirë mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë është qendrore për paqen në Ballkan. Fillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë është një sukses historik që i dedikohet Federica Mogherinit. Ne kemi besim në rolin e saj si ndërmjetësuese.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *