Dy eurodeputete, Knut Feleknshtajn dhe Eduard Kukan kane komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku opozita vijon bojkotin e parlamentit. Raporteri per Shqiperinë në Parlamentin Europian, Flekenshtajn tha gjatë një takimi me gazetarë në Bruksel, se qeveria teknike nuk është e nevojshme dhe se asnjë eurodeputet nuk e mbështet bojkotin e opozitës.

 

“Të mos shkosh në parlament do të thotë të mos ndryshosh asgjë. Të mos ndryshosh asgjë në lidhje me zgjedhjet, është zhgënjyese. Për zgjedhjet duhet te zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR”, tha Flekenshtajn.

Ndërsa eurodeputeti kukan u shpreh se nuk është në të mirë të Shqipërisë që zgjedhjet të zhvillohen pa praninë e opozitës dhe se forcat politike duhet të dialogojnë për të zgjidhur krizën. Opozita sipas tij, është nxitur të votojë vetingun, por kjo nuk ka funksionuar. Megjithatë, Parlamenti Europian do të mbështesë vendin nëse ka dialog, theksoi Kukan.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *