Java e 7 e Kategorisë Superiore ka dhuruar rezultate surprizë. Padiskutim barazimi I Flamurtarit në frymën e fundit kundër Tiranës ishte befasia më e madhe. Bardheblute kaluan shpejt në avantazh me Hasanin mirëpo një autogol I Ngo I barazoi shpejt shifrat. Gjithsesi Tirana me të njëjtin autor, Hasani shënoi sërish në minutëne e 38 dhe kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e kryeqytetasve, ishteg Hoxhaj që në minutën e 92 ndeshkoi bardheblutë. Kryesimi I kampionatit me 12 pikë është marrë përkohësisht nga Teuta e cila barazoi 1 me 1 në Tiranë ndaj Partizanit ndonëse të kuqtë luajtën për pjesën më të madhe të kohës me 10 lojtarë pas ndeshkimit me të kuq të Romeros. Avdyli shënoi në fillim për durrsaket ndërsa Trashi nga goditja e dënimit barazoi për të kuqte.

Fitore mes dritherimash edhe për Skenderbeun që mundi 2 me 0 Luftëtarin në fushëne vet me dy gola të shënuar në kohën shtese nga Dita dhe Muja. Për pasojë korcat bashkëkryesojnë me 12 pikë me Teutën. Të gjitha rezultatet janë në favor të Bylis që ka 11 pikë dhe nëse fiton kundër Lacit të dielen në transferte merr I vetëm vendin e parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *