E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Flamur Noka: Vendimi i DASH, pretekst i Bashës për të larguar Berishën nga PD

Për deputetin demokrat, shpallja “non-grata” e Berishës nga SHBA, ishte një pretekst i Bashës për të larguar ish-kryeministrin nga grupi parlamentar i PD-së.

 

 “Ai gjeti pretekstin e DASH për të larguar liderin historik të PD-së. Pse Basha nuk dëgjoi DASH kur tha se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira e të ndershme.  A ishte DASH që doli pas zgjedhjeve, i njohu dhe uroi qeverinë? Nga ana tjetër, Basha deklaroi qëndrimin që nuk i njeh këto zgjedhje. Pse Basha nuk iu bind SHBA kur i bënë thirrje që të hynte në zgjedhje lokale e mos t’i bojkotonte sepse do të kishte kosto për PD. Ai vepron me dy standarde, kur atij i intereson nuk e njeh DASH dhe nuk njeh asnjë vendim të tij. Marrja e vendimit në kundërshtim me vullnetin e anëtarëve të PD, do të thotë që ke përçarë partinë”, deklaroi Noka në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”.

 

Reklamë

Sa i përket lëvizjes së Berishës, të cilën e ka quajtur “Foltorja”, Noka tha se ka për qëllim të kthejë legjitimitetin brenda PD.

 

“Unë jam i sigurt që foltorja do t’ia arrijë që ta mbajë partinë e bashkuar, të ndalojë përçarjen e saj,  të vendosë legjitimitetin brenda forcës politike, të detyrojë kryetarin të marrë në konsideratë vendimin e strukturave të Partisë Demokratike.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë