Largimi i Luan Baçit nga drejtimi i PD-së në Fier ka sjellë reagimin e Flamur Nokës. Deputeti demokrat shkruan se Baçi është “viktima e radhës e dyshes Rama-Basha”.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Noka shprehet se misioni i kryedemokratit është shkatërrimi i PD-së. Sipas tij, PD do të ringrihet vetëm me ikjen e Bashës.

 

“Partia Demokratike po vuan katandisjen më të rëndë të cilën ja shkaktoi ‘pengu’ . Hakmarrja ndaj atyre që nuk janë dakorduar me të që ta likujdojnë PD për hesap të Edi Ramës sot po prevalon. Luan Baçi është viktima e radhës e dyshes Rama –Basha. A mund të emërohet kryetar dege në një bashki banori i një bashkie tjetër?? A i shërben PD kjo apo shkatërrimit të saj? Kjo tregon se misioni i ‘pengut’ është shkatërrimi i PD. Ta ndalojmë. Të ikë pengu që të ringrihet ‘PD’…”, shkruan Flamur Noka.

 

Kujtojmë se pak kohë më parë, Basha vendosi shkarkimin e Nokës nga posti i Komisionit të Sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *