Deputeti Flamur Noka  eshte bere protagonist i nje gjesti aspak të hijshëm në seancen parlamentare te kesaj te enjte.

 

Noka qëlloi operatorin e Vizion Plus i cili po ndiqte seancen parlamentare.

 

Deputeti demokrat e goditi operatorinme rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë me pretendimin se ai se ai po filmonte telefonin e Sali Berishës.

 

Pas ketij incidenti ka nderhyre kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila i tërhoqi vëmendjen Flamur Nokes duke kerkuar kujdes ne marredheniet me median.

 

Lindita Nikolla:

Vërejte me reagimin ndaj mediave. Nuk mund të reagoni ashtu ndaj medias duke e qëlluar me rregulloren e Kuvendit. Ju lutem etikë në sallë dhe respekt ndaj medias së lirë. Nuk mund të rri unë teksa shoh një veprim të tillë.

 

Noka pati nje debat verbal ne distance me Nikollen per kete ceshtje duke u afruar deri tek foltorja e Kuvendit ne tentative te marre fjalen, mirepo kryeparlamentarja ia dha fjalen Petrit Vasilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *