Kandidati për deputet i PD, Flamur Noka është gati të bëjë çdo gjë për të mundur PS në zgjedhje.

 

Në një intervistë për emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, Noka deklaroi i bindur se fitorja e opozitës do të jetë e thellë.

 

Ai shpjegoi se nuk bën luftë personale për mandat deputeti, por për t’i siguruar votën PD.

 

“Opozita është fituese, të gjitha sondazhet e thonë këtë. Unë shoh fitoren më të thellë të demokracisë që pas viti ’92. Nëse në vitin ’90 kishte një akumiulim ndsaj komunizmit, e njëjta situatë është edhe sot sepse ka akumulim të mllefit, inatit, dhunës nga keqqeverisja dhe arrogance. Mezi janë duke pritur ditën e diel që të shpërthejnë kundër këtij regjimi. Flamur Noka nuk ka patur kurrë problem me numrat, jam aty për të kontribuuar maksimumin e energjisë time, për të dhënë kontrubit për fitoren e PD. Kjo është A, B, C dhe Zh e Flamur Nokës. Flamur Noka do të bëjë gjithçka për të thyer Rilindjen dhe mazhorancën e sotme. Qëllimi im është fitorja e PD. Flamur Noka është PD. Kush ka votuar numrin 9, ka votuar edhe Flamur Nokën.”

 

Më 26 prill, u shpreh ai, Shqipëria do të zgjohet e gëzuar sepse arriti të sjellë ndryshimin në vend.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *