E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Flakët u afrohen banesave në Peqin, banorët të frikësuar/ Ndërpritet energjia

Zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj ditë e sotme ne Peqin ka dalë jashtë kontrollit.

Siç shihet edhe nga pamjet, zjarri është afruar pranë banesave, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Reklamë

Zyrtaret e Bashkisë së Peqinit kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri. Për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë edhe shërbimet zjarrfikëse të Elbasanit dhe Rrogozhinës, por terreni është i thyer dhe është e pamundur neutralizimi i flakëve.

Vatra e zjarrit u aktivizua mëngjesin e sotëm dhe përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre. Per arsye sigurie OSHEE ka nderprere energjine elektrike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë