E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Flakët rrezikojnë banesat dhe objektet e kultit

 

 

Situata nga zjarret vazhdon të mbetet alarmante. Emergjencat civile bënë të ditur se në 24 orët e fundit ishin aktive 9 vatra në Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Dibër.

 

Reklamë

Banorë të fshatit Goricë në Dropull u përballën me flakët, që rrezikuan banesat si dhe Kishën e Shën e Premtes. Në ndihmë të zjarrfikësve dhe banorëve të zonës shkuan edhe forcat e ushtrisë.

 

Edhe në malin Mile në Konispol, flakët shkrumbuan në një sipërfaqe me shkurre. Për shkak të terrenit, për shuarjen e zjarrit është dërguar një helikopter. Ndërkohë, pas tre ditësh përpjekjeje, vatra e zjarrit në fshatin Patin është shuar plotësisht.

 

 

Më shumë video

Reklamë