E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Flakët përpijnë disa hektarë me pyje e shkurre

Shërbimet zjarrfikëse, ushtria dhe shtabi i emergjencave civile vijojnë betejën me zjarret ne te gjithë vendin. Shume vatra janë ende aktive ndërsa flaket kane shkrumbuar hektarë me pyje. Zjarri i rene ne fshatin Ibe te Tiranes rrezoi seriozisht disa banesa. Përveç zjarrfikëseve u desh edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter per te vene nen kontroll flaket. Helikopterët ndërhynë gjithashtu edhe në malin e Dajtit pranë antenave të telefonisë celulare ku ra një zjarr masiv në një sipërfaqe me pisha. Flaket u shuan vetëm pas disa orësh. Situata në gjithë vendin është nën monitorimin dhe kontrollin e emergjencave civile megjithëse demet deri tani llogariten te mëdha. Autoritetet u  bëjnë thirrje gjithë qytetarëve të njoftojnë dhe bashkëpunojnë për çdo rast zjarri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë