Vijon të jetë intensiv zjarri në malin e Dukatit, ndonëse nga ajri ndërhynë edhe dy avionë të ardhur nga Greqia.
Flakët i janë afruar Parkut Kombëtar të Llogarasë, duke e vënë në rrezik. Forcat zjarrfikëse janë përqendruar në atë zonë, për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme te flakëve.
Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndahet mali i Dukatit me Llogoranë e ku terreni mjaft i vështirë, e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërkohë që janë dy helikopterë të cilët po punojnë duke hedhur ujë në zonën malore.
Prezente në terren, prej orëve të para të mëngjesit, janë rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, Emergjencat Civile, si edhe banorë të zonës.
Po ashtu vijon zjarri edhe në parkun natyror “Ulëz-Shkopet” dhe Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”.
Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri të avionit italian terreni malor ka vështirësuar përpjekjet e ekipeve zjarrfikëse./vizionplus.tv





