E enjte, 1 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Flakët djegin pyje dhe kullot, situatë problematikë në Mallakastër, arrestohet zjarrvënësi në Kavajë

Vijon të jetë aktive prej tre ditësh vatra e zjarrit në masivin pyjor Lofkënd – Drenie- Vlosh të bashkisë Mallakastër . Sipas përgjegjësit të sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj sipërfaqja e përshkruar nga zjarri deri tani pęrllogaritet deri ne 35 ha.

E ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme , Ymeraj ka bërë një apel mbi ndërgjegjësimin e fermerëve ndaj zjarrëvënies së qëllimshme.

Reklamë

Po ashtu një tjetër vatër zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj te Kavajë. Si te dyshuar për zjarrvënien e qëllimshme policia e kavajës vuri në pranga një 47-vjecar i cili I vuri zjarrin mbeturinave në tokën e tij por flaket dalen jashtë kontrollit.

Të tjera vatra zjarri vijojnë të jenë aktive mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq si dhe në fshatin Vjollcë te Mirditës. Një numër i madh forcash zjarrfikëse ndodhen ne terren ndersa është kërkuar ndihma nga ajri për shuarjen e flakeve.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë