E mbajmë mend të gjithë sesi që në daljet e saj të para në ekran këngëtarja Flaka Krelani tërhoqi vëmendjen e publikut me vokalin e saj të fuqishëm dhe stilin e veçantë.

 

 

Me flokët e zeza me balluke dhe performacat shpërthyese, Flaka nuk mund t’i shpëtonte syrit kritik dhe dashamirës të publikut.

 

Me kalimin e viteve këngëtarja ndryshoi tërësisht imazhin e saj, qoftë në portret por edhe në format e saj fizike.

 

 

Siç e ka pranuar edhe vetë artistja në daljet e saj publike, ajo stërvitet intensivisht në palestër dhe rezultatet janë të dukshme.

 

until next time

A post shared by Flaka Krelani (@flaka.krelani) on

 

Flaka ka postuar në ‘Instagram’ një foto të saj, ku shihet trupi plot muskuj dhe i tonifikuar. Pavarësisht se nuk është aq aktive sa dikur në muzikë apo me daljet e saj në programet televizive, ajo vazhdon të mbetet një nga artistet më të mira të muzikës shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *