E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Bota

Fjalimi i Obames për terrorizmin

Goditja e grupeve terroriste dhe veçanërisht e Shtetit Islamik mbetet prioriteti kryesor për Shtetet e Bashkuara. Kërcënimi qe vjen nga ekstremizmi dhe terrorizmi ishte nje nder çështjet kryesore, ku u ndal shefi i Shtëpisë se Bardhe ne fjalimin e fundit te tij përpara kombit, vetem pak ore pas sulmit te Stambollit.

“Prioriteti numër një është te mbrojmë amerikanet dhe te godasim rrjetet terroriste. Al Kaeda dhe Shteti Islamik përbejnë kërcenim direkt per popullin, pasi ne boten e sotme, edhe nje grusht terroristesh per te cilët nuk ka vlere jeta e njerëzve, përfshire edhe te tyren, mund te bëjnë shume dëme. Ata përdorin internetin per te helmuar mendjet e individëve ne vendin tone, ata minojnë dhe destabilizojnë aleatet tanë”.

Obama u ndal edhe tek kandidati republikan per president, Donald Trump, duke dënuar retoriken e tij kundër muslimaneve.

“Kur politikanët fyejnë myslimanët, kur shkatërrohet një xhami ose ngacmohet një fëmijë, kjo nuk na bën më të sigurt. Kjo na zvogëlon në sytë e botës, na e bën më të vështirë të arrijmë qëllimet tona”.

Reklamë

Presidenti ishte i sigurte se Shtetet e Bashkuara janë vendi me i fuqishëm ne bote, me ekonominë me te qëndrueshme. Ndërsa vlerësoi arritje si marrëveshja per klimën, apo per shërbimet shëndetësore, Obama beri edhe nje apel per me shume konsensus politik ne te ardhmen.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë