Fituam deputetët por u përçamë në Bujanoc/ Behluli: Rama dhe Cakaj kanë meritë maksimale

Analisti Nexhat Behluli ia atribuon Tiranes zyrtare, faktin që forcat politike shqiptare në Luginën e Preshevës u bashkuan dhe do përfaqesohen me më shumë deputetë në parlamentin serb.
Gjatë një interviste me “Skype” të dhënë për emisionin “7 pa 5”, Behluli tha se falë lobimit të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Gent Cakaj u arrit që partitë politike shqiptare të unifikohen në një listë të vetme.
Nëse nuk do të kishte ndërhyrje nga Shqipëria, sipas tij, shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta kishin më të lehtë të merreshin vesh me serbët.
“Nëse mund ta llogarisim si sukses daljen e shqiptarëve dhe arritja e dy deputetëve, kjo mund të përshkruhet lirisht si meritë e Tiranës zyrtare, insistimi i kryeministrit Edi Rama dhe të ministrit Gent Cakaj që kontribuoi në unifikimin e listës dhe të atmosferës. Përndryshe nuk e di sesa ju keni informacione, faktori politik shqiptar këtu në Luginë të Preshevës është i ndarë dhe ka marrëdhënie shumë të ftohta dhe bashkëpunimin e kanë pak a shumë si me serbët, shumë të ftohta. Prandaj është një meritë e Tiranës zyrtare që arriti të kemi një listë të përbasjhkët. Përndryshe, shqiptarët e Luginës së Preshevës kurrë nuk do ta kishin.
Behluli jep shembullin konkret te asaj cfare mund te ndodhte pa nderhyrjen e qeverise shqiptare.
Kemi patur zgjedhje lokale në Komunën e Bujanocit me pesë lista dhe kemi lejuar që lista më fituese do të jetë ajo serbe. Për zgjedhjet parlamentare patëm listë të përbashkët dhe ky ishte kontribut i ministrit Cakaj, përndryshe do të ishim me pesë lista.”
Ai sqaroi se nga numërimi i votave është e pamundur që të fitohet një deputet i tretë nga shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pra, ata do të përfaqësohen në Parlamentin serb vetëm me dy deputetë.




