Pano Soko, nga Nisma Thurje ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, nga ku foli për zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë, të dielën e 14-Shkurtin, si dhe rezultatet prej tyre.
Duke iu referuar rezultatve të cilat nxjerrin fitues Lëvizjen Vetvëendosje, Soko u shpreh se kjo frymë që u pa në Kosovë do të reflektohet edhe në Shqipëri, madje dhe më gjerë, në gjithë Ballkanin.
Pano Soko: Zgjedhjet në Koosvë treguan që këto dallëndyshet e pranverës shqiptare kanë filluar të vijnë që tani
Alban Dudushi: Domethënë ti beson që prej Kosovës…
Pano Soko: Do reflektohet, gjithandej, në të gjithë Ballkanin, jo vetëm në Shqipëri. Patjetër, në Shqipëri, që ne duhet të jemi më të reflektuarit, por do të reflektohet në të gjithë Ballkanin kjo. Sepse, normalisht është një cilël i një politike që është ezauruar në kuptimin e vet.