Miliona qytetarë grekë votuan të dielën për të zgjedhur parlamentin.

 

Demokracia e Re e kryeministrit aktual, Mitsotakis, ka siguruar avantazhin kundër rivales kryesore, Siriza, por nuk ka marrë mjaftueshëm vota për të krijuar direkt qeverinë e re.

 

Me shumicën e votave të numëruara, Demokracia e Re ka një epërsi prej 40.8%, duke mposhtur partinë e së majtës Syriza, e cila ka marrë 20.1%.

 

PASOK është renditur ne vendin e trete me 11.46% të votave.

 

Sipas parashikimeve, Demokracia e Re pritet të sigurojë 145 mandate në parlament, vetëm gjashtë vende më pak për të krijuar një shumicë absolute.

 

Duke filluar nga sot, presidentja greke do t’u japë tre partive kryesore – Demokracisë së Re, Syriza-s dhe PASOK-ut tre ditë për të tentuar të formojnë një qeveri koalicioni.

 

Nëse të gjitha dështojnë, presidentja do të emërojë një qeveri të përkohshme dhe rreth një muaj më vonë pritet të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *